U kap me armë në makinë: Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë, sot para gjykatës

1 muaj më parë

U kap me armë në makinë: Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë, sot para gjykatës

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina pritet të dalë sot para gjykatës së ku do të njihet me masën e sigurisë. Së bashku me të do të jenë për masë edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji.

Pas arrestimit këngëtarja ka qenë në gjëndje të rëndë psikologjike ku pas analizave të kryera ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatëzanisë.

Por, pavarësisht këtij fati mësohet se prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjari me 23 fishekë.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.Sipas burimeve mësohet se organi i akuzës do kërkojë “Arrest me burg”, edhe për biznesmenin Fysnik Syla si dhe shoferin Fitim Muji. Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre nesër pranë gjykatës së rrethit.

Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë audi për kontrroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë.