U gjykua për fotot seksi, Bebe Rexha fiton përkrahjen e të njohurve

1 muaj më parë

U gjykua për fotot seksi, Bebe Rexha fiton përkrahjen e të njohurve

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka fituar suportin e një sërë emrave të njohur, përsa i takon përplasjes verbale që pati pak ditë më parë me një producent muzikor.

Ky i fundit i tha se nuk kishte më moshë për foto seksi dhe kaq iu desh Rexhës që të postonte një shkrim të gjatë, ku theksonte se rregullat i vendos vetë ajo.

E para që reagoi ishte këngëtarja Taylor Swift, e cila shkroi në një koment: “Në djall ata që flasin. Ngritja e 29-vjeçareve”. Ndërsa supermodelja dhe këngëtarja Tyra Banks deklaroi gjatë një interviste: “Mendoj se ajo është me seksi se kurrë. Dua të dukem si ty Bebe. Ai trup, ajo fytyrë…është mahnitëse”.

Nuk kishte sesi të mungonte edhe një reagim nga ana e bashkatdhetares së saj, Rita Ora. “Kantautorja seksi…Ti je e bukur, bëhesh seksi me kalimin e moshës dhe talenti yt flet vetë. Vazhdo të bësh rregullat e tua”-u shpreh ajo përmes një postimi.