U dogj për të shpëtuar të voglin me trup, fotoja e nënës koala bën xhiron e rrjetit

5 ditë më parë

U dogj për të shpëtuar të voglin me trup, fotoja e nënës koala bën xhiron e rrjetit

Fotoja e një koala femër, e fotografuar në Australi po bën xhiron e rrjetit. Nëna koala është fotografuar në një zonë rurale të Australisë ndërsa mbronte të voglin e saj nga flakët që kishin rënë më herët në pyje.

Sipas skuadër që e shpëtoi, vetë ajo kishte të djegura në trup, por i vogli kishte mbetur i paprekur.

Krijesa e gjorë u zbulua fillimisht nga policia në Canungra, të premten. Nëna u gjet e ulur sipër një peme të rrëzuar në tokë, ndërsa në qafe dhe veshë kishte shenja djegieje, ndërsa të voglin e mbante të sigurt me trupin e saj.

Si nëna ashtu edhe i vogli janë tashmë të sigurt.

Peter Waugh u shpreh për mediat: “Gjithçka rreth tyre ishte e djegur shkrumb e hi. Kur i gjetëm, dukej sikur ajo ndodhej sipër të voglit, sikur po e përkundte.”

Skuadra që i shpëtoi publikoi një foto të tyre në Facebook dhe që prej atëherë fotografia është bërë virale në rrjet.