U akuzua për keqpërdorim të detyrës, ish-kryetari i Kllokotit dënohet me 6 muaj burgim

2 muaj më parë

U akuzua për keqpërdorim të detyrës, ish-kryetari i Kllokotit dënohet me 6 muaj burgim

Ish-kryetari i Komunës së Kllokotit, tashmë nënkryetar i kësaj komune, Sasha Mirkoviq dhe zyrtarët e kësaj komune, Zeqir Selimi, Strahinja Steviq, Nebahate Pira, janë shpallur fajtorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Islam Thaçi të akuzuarin Sasha Mirkoviq për dispozitivin e parë të aktakuzës e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditësh.

Të akuzuarit e tjerë Zeqir Selimi, Strahinja Steviq dhe Nebahate Pira, gjykatësi Thaçi u ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 90 ditësh, përderisa të akuzuarit Elbasan Alidema i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditësh.

Të akuzuarit dënimin me burgim do ta mbajnë pasi që aktgjykimi të bëhet i plotëfuqishëm.

Gjykatësi Thaçi ka detyruar të akuzuarit që t’i paguajnë Komunës së Kllokotit shumën prej 2 mijë e 740 euro e 20 cent, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.