Turqia e blindon kufirin me Sirinë me tanke

2 muaj më parë

Turqia e blindon kufirin me Sirinë me tanke

Turqia dërgoi tanke dhe automjete të blinduara në krahinën turke të Hatajit në kufirin me Sirinë, njoftoi agjencia e lajmeve Demiroren.

Kjo është dita e dytë e përforcimeve ushtarake turke në kufirin pranë krahinës veriore siriane të Idlibit, i cili është bastioni më i madh rebel në Siri.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi muajin e kaluar se kishte vendosur të tërhiqe trupat amerikanë nga Siria. Vendimi injektoi pasiguri të re në luftën siriane tetëvjeçare dhe nxiti një stuhi të reagimeve pasi si do të arrihej të vendosej siguria në të gjithë Sirinë veriore dhe lindore, ku forcat e SHBA-së janë të stacionuara tani për tani.

Nga njëra anë, kjo i dha pak hapësirë Turqisë e cila synon të ndjekë një fushatë kundër forcave kurde që janë aleatë me Shtetet e Bashkuara dhe nga ana tjetër qeveria siriane e mbështetur nga Rusia dhe Irani sheh mundësinë për të rimarrë një pjesë të madhe të territorit./AktivPress