Turisti zviceran bie në humnerë, shpëtohet nga banorët dhe policia e Shkodrës

2 javë më parë

Turisti zviceran bie në humnerë, shpëtohet nga banorët dhe policia e Shkodrës

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Prekal teksa shkon për Dukagjin, ku një turist ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kir.

Turisti zviceran ka qenë duke udhëtuar me motor. Ai është dërguar me njëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Shtetasi zviceran ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur.

Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.

Policia është e angazhuar në shërbim të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve dhe fton cilindo që të kontaktojë në numrin 112 apo nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, për çdo problematikë ose shqetësim, duke premtuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./top channel/