Trusti arrin 161 milionë euro kthim nga investimet

2 javë më parë

Trusti arrin 161 milionë euro kthim nga investimet

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (TRUST) ka mbajtur konferencën vjetore për medie ku ka prezantuar te arriturat përgjatë vitit 2019.

Në këtë konferencë u tha se gjatë vitit paraprak FKPK-ja ja rritur të kthej 161 milionë euro nga investimet.

“Gjatë vitit, mjetet nën menaxhimin e FKPK-së njohën rritje të lartë, me fondin total që iu afrua 2 miliardë eurove e që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro”, ka thënë kryesuesi i Bordit të Trustit Ruzhdi Morina.

Nga investimet Trusti ka arritur 8.9% performancë i pozitiveme nga investimet.

– [ ] “Bazuar në katër parimet e vendosura ne Ligjin per Fondet Pensionale, të cilat janë: siguria e fondit pensional, shumëllojshmëria e investimit, fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe mirëmbajtja e likuiditetit adekuat, FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8,9% ndërkohë qe ka mbajtur luhatshnërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu ne vlerë nominale më i lartë ndonjëherë”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij 75% e mjeteve ë FKPK-së gjate vitit 2019 ishin investuar në tregje financiare ndërkombëtare.

“Pothuajse 75% e mjeteve të FKPK-së gjatë vitit 2019 ishin investuar në tregjet financiare ndërkombëtare. Edhe pse viti u përmbyll me rritje të fortë të performancës së tregjeve, përgjatë vitit kishim disa rrisqe dhe pasiguri që i përcollën ato”, potencoi ai.

Morina theksoi se rreth 20% e mjeteve të siguruara nga Trusti janë investuar në Kosovë.

“Përveç kësaj Bordi ka ngritur vlerën e investimeve në Kosovë si në letrat me vlerë ashtu edhe në depozitat bankare. Gjersa në fund të 2018-s. Rreth 20% e mjeteve ose rreth 328 milionë euro, ishin të investuara në Kosovë, në fund të 2019-ës përafqrëishtë 25% e mjeteve ose 500 milionë euro ishin të investuara në vend”, ka thënë ndër të tjera Morina.

Trusti gjatë 2019 ka promovuar edhe shërbimet online edhe jashtë orarit të punës.

“Në kuadër të operacioneve gjatë 2019-ës ka vazhduar të promovojë shërbimet online, si dhe ka mundësi furnizimin e klientëve me pasqyra edhe jashtë orarit të punës (përmes e-kiosqeve)”, ka thënë tutje kryesuesi i Bordit ë Trustit.

Deri më tani Trusti ka 669 mijë e 975 llogari të kontributdhënsve teksa vetëm 379 mijë e 827 prej tyre janë aktive./Zëri