Trumpi shtyn Samitin e “skaduar të G7”

1 muaj më parë

Trumpi shtyn Samitin e “skaduar të G7”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të shtynë Samitin e sivjetshëm të G7 dhe do të thërret edhe udhëheqës të shteteve tjera për të marrë pjesë në biseda, raporton BBC.

“Nuk mendoj se…e përfaqëson atë që me të vërtetë është duke ndodhur në botë. Është një grup i skaduar i shteteve”, tha Trump të shtunën.

Grupi G7, nikoqir i së cilës është SHBA sivjet, përfshinë Francën, Kanadanë, Italinë, Japoninë dhe Britaninë.

Presidenti tha se Rusia, Koreja Jugore, Australia dhe India duhet të ftohen gjithashtu.

Duke iu folur gazetarëve në aeroplanin presidencial, Trump tha se po e shtynte për shtator Samitin, i cili duhej të mbahej në fund të qershorit.

Javën e kaluar, Trump tha se do të ishte e mundur të mbahej një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe në disa pjesë të Camp David, shtëpia presidenciale e pushimeve, pavarësisht brengave të koronavirusit, transmeton KOHA.

Kanselarja gjermane Angela Merkel refuzoi pjesëmarrjen në Samit për shkak të pandemisë.

Zëdhënësi i saj e falënderoi Trumpin, por tha se udhëheqësja gjermane “nuk mund të marrë pjesë personalisht në udhëtimin për Washington”.

Udhëheqësit e G7, apo Grupit Shtatë, patën caktuar takim me video konferencë në qershor për të folur për Covid-19.

Grupi përbëhet nga shtatë ekonomitë më të mëdha të botës.

Ky grup e konsideron veten si “bashkësi e vlerave” me liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm si printimet e saja kyçe.