Trumpi dhe Bideni të martën përballen në debatin e parë

3 javë më parë

Trumpi dhe Bideni të martën përballen në debatin e parë

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati për president Joe Biden, të martën (sipas kohës lokale në SHBA) do të përballen në debatin e tyre të parë.

Trump dhe Biden, do t’i kenë tre debate bashkë.

Të martën, e zhvillojnë debatin e parë në Ohio.

Dhjetëra miliona amerikanë do të shohin nga afër kandidatët republikanë dhe demokratë që shpresojnë të fitojnë zgjedhjet presidenciale në 3 nëntor.

Presidenti Trump, ka kërkuar të dielën që Bideni, para debatit që mbahet të martën ta bëjë testin për drogë. Gjithashtu, Bidenin e ka quajtur edhe “gjumash”.