Trump thotë se Samitin e G7 nuk do ta mbajë në resortin e tij në Florida

1 muaj më parë

Trump thotë se Samitin e G7 nuk do ta mbajë në resortin e tij në Florida

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se ka ndryshuar planin e tij për organizmin e samitit të grupit G7 në resorin e tij Doral në Florida.

Trump tha se e mori këtë vendim pas presionit që pati nga mediat dhe nga partitë e tjera në SHBA, transmeton Klan Kosova.

“Bazuar në të dyja në media dhe demokratët, ne nuk do ta konsiderojmë më Trump National Doral, Miami, si vendin ku do të mbahet samiti i G7 në vitin 2020”, ka shkruar Trump në Twiter.

Trump më tej shtoi se ata do të fillojnë të kërkojnë një vend tjetër për të mbajtur samitin, shkruan Euronews.