Trump ia kthen urimin Ramës

3 vite më parë

Trump ia kthen urimin Ramës

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të së cilës e ka falënderuar për mesazhet e urimit për zgjedhjen e tij president i SHBA-ve.

“Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj. ..Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit”, thuhet më tutje në letrën e Donald Trump.

Rama ishte shprehur kundër zgjedhes së Trumpit president i SHBA-ve.