Trump “fyen” astronauten e NASA-s me gjestin e tij

4 javë më parë

Trump “fyen” astronauten e NASA-s me gjestin e tij

Donald Trump akuzohet se ka fyer një astronaute të NASA-s pasi ajo e korigjoi për një gabim të bërë nga presidenti gjatë një konference.

Trump u takua me përfaqësues të NASA-s në një konferencë për të vlerësuar astronautët femra të cilat ishin në mision në hapësirë.

Të premten e kaluar 2 prej tyre u lëshuan në orbitën e tokës për të rregulluar një pjesë të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Gjatë fjalës së Trump ai i përgëzoi vajzat si astronautet e para femra që dalin në hapësirë. Njëra prej tyre e korigjon duke i kujtuar se kanë qenë shumë të tjera përpara tyre.

Menjëherë pas korigjimit, Trump ngre gishtin e mesit për të rregulluar baluken, një gjest që ka shkaktuar shumë reagime dhe në rrjete sociale.

Madje të tjerë e kanë akuzuar për fyerje ndaj stacionit hapësinor NASA. Një gjest i tillë është parë edhe në shtator të këtij viti ku Trump u pyet për lojtarët e hokejit të cilët përulen kur këndohet himni kombëtar.

Burimi: Oranews

AktivPress