Trump beson se vetëm ky shtet mund ta ndalë Korenë e Veriut

2 vite më parë

Trump beson se vetëm ky shtet mund ta ndalë Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të ushtrojë presion ndaj presidentit të Kinës, për të frenuar Korenë e Veriut në takimin e tyre të ardhshëm në Pekin.

Trump më 3 nëntor fillon udhëtimin e tij për në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine. Ky do të jetë turneu i tij i parë në Azi që nga marrja e pushtetit në janar, ku diskutimi kryesor do të jetë Koreja e Veriut.

Trump beson se Xi ka fuqinë për të zgjidhur problemin e Koresë së Veriut.

“Unë besoj se ai ka fuqinë për të bërë diçka shumë të rëndësishme në lidhje me Korenë e Veriut. Ne do të shohim se çfarë ndodh. Tani me atë që u tha, ne jemi të përgatitur për çdo gjë. Ne jemi kaq të përgatitur, sa nuk e besoni “, tha Trump në një intervistë për televizionin “Fox”./AktivPress