Tri skuadra angleze pas mesfushorit kroat

3 muaj më parë

Tri skuadra angleze pas mesfushorit kroat

West Ham United ka hyrë në garë për mesfushorin kroat Ivan Perisiq, që do të largohet në verë nga Interi.

Për 30-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat e tjera londineze Arsenal dhe Tottenahmi, transmeton KTV.

Sipas “Gazeta dello sport” “Çekanët” pritet të ofrojnë 35 milionë euro për kroatin.

30-vjeçari këtë sezon me Interin, në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka tetë asistime.