Tri komuna dhe dy lagje të Prishtinës pa uji, ja kur pritet stabilizimi i gjendjes

1 muaj më parë

Tri komuna dhe dy lagje të Prishtinës pa uji, ja kur pritet stabilizimi i gjendjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lëshuar një njoftim për konsumatorët e Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, Lagjes Mati 1, etj., të cilëve ju është ndërprerë  furnizimi me uji si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit, shkruan AktivPress.

Stabilizimi i gjendjes pritet tek nesër në mëngjes.

“Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim.
Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit. Duhet kuptuar që jemi në situatë emergjente pas vërshimeve.
Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra.
Nuk është as dëshirë e jona të qëndrojmë në terren për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë.
Nesër në mëngjes, pritet stabilizimi i gjendjes”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina“./AKTIV PRESS/