Tri gra e rrahin një tjetër në Prishtinë, njëra prej tyre e sulmon edhe policen

2 muaj më parë

Tri gra e rrahin një tjetër në Prishtinë, njëra prej tyre e sulmon edhe policen

Dje në Prishtinë, tri gra kanë sulmuar një tjetër grua pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Policia në raportin 24 orësh thotë se njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht edhe zyrtaren policore.

“Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.