Trepça’89 mposhtë Prishtinën, e rrit epërsinë ndaj ndjekësve

4 vite më parë

Trepça’89 mposhtë Prishtinën, e rrit epërsinë ndaj ndjekësve

Trepça ’89 ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 20-të në Vala Superligë, duke e mposhtur Prishtinën, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë e ka shënuar John Oto John, qysh në minutën e 4-t, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës mitrovicase.

Përveç golit vendasit patën edhe disa mundësi tjera shënimi, por nuk u treguan efikas para portës së Muçiqit.

Pas kësaj fitoreje Trepça’89 është shkëputur madje nëntë pikë ndaj Prishtinës së vendit të dytë. Ndeshjet e tjera të javës së 20-të do të zhvillohen nesër.