Treni me 500 pasagjerë përfshihet nga flakët gjatë udhëtimit

2 muaj më parë

Treni me 500 pasagjerë përfshihet nga flakët gjatë udhëtimit

Më shumë se 500 udhëtarë u evakuuan nga një tren që udhëtonte nga Këlni për në Frankfurt të Gjermanisë.

Treni i ICE 511 ishte në udhëtim në afërsi të Mynihut rreth orës 6:35 me orën lokale, kur shpërtheu në flakë midis stacioneve në Siegburg dhe Montabaur.

Një oficer policie ishte i pari që vuri re zjarrin në bord dhe dha alarmin duke dhënë një ndihmesë të madhe në këtë drejtim, pasi bëri që pasagjerët të zbrisnin shpejt.

Qindra pasagjerë u evakuuan nga treni duke hipur në autobusë aty pranë. Pesë nga ata që ishin në bord morën lëndime të lehta, sipas Deutsche Bahn.

Në pamjet alarmante në vendin e ngjarjes shihen shtëllungat e mëdha të tymit që dalin nga vagonët e trenit të përfshirë nga flakët.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i agjencisë federale për hetimin e aksidenteve hekurudhore: “Nuk ka ende prova që mund të kenë çuar në shpërthimin e zjarrit. Ekspertët tanë janë aktualisht në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkakun”, tha zëdhënësi.