Trendet e palltove të dimrit 2020, çfarë duhet t’i shtoni gardërobës në sezonin e ftohtë

3 javë më parë

Trendet e palltove të dimrit 2020, çfarë duhet t’i shtoni gardërobës në sezonin e ftohtë

Të gjithë adhuruesit e modës e dinë mirë që dimri, përveç shumë veshjeve të tjera, pallton e ka identifikuese. Temperaturat kanë nisur të ulen çdo ditë, kështu që palltoja (dhe xhupi) po bëhet e domosdoshme.

Mund të keni veshur ‘couture’ ose edhe pizhame në këtë periudhë (këto të fundit më shumë, meqë na duhet të rrimë në shtëpi, për shkak të pandemisë), por pallto është ajo që flet e para.

Në na pëlqen të kemi mundësi zgjedhjeje në çdo sezon, veçanërisht nëse na pëlqen të ndryshojmë stilet. Kur temperaturat bien, ne ‘mblidhemi’ me pallton. Këtë vit propozohen me dhjetëra modele që do t’i shihni gjithandej.

Po cilat janë stilet që duhet të veshim?

Ok, e nisim që nga format klasike, me mëngë dhe jakë standarde e shkojmë deri tek stilet më moderne, me ngjyra që guxojnë e me elementë të tjerë të shtuar. Në këtë kolazh fotosh, me siguri do ta gjeni modelin që ju përshtatet, që nga thekët e deri tek xhupat e shkurtër me ngjyra të ndezura. Dimri nuk kalon lehtë nëse nuk ndiheni ngrohtë.

 Revistaclass