Tre kryetarë komunash duan karrigen e deputetit, sa janë të sinqertë me qytetarët?

1 javë më parë

Tre kryetarë komunash duan karrigen e deputetit, sa janë të sinqertë me qytetarët?

Tre kryetarë të komunave të Kosovës ia kanë vënë syrin karriges së deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetari i Shtimes Naim Ismajli dhe ai i Obiliqit Xhafer Gashi kanë nisur fushatën e tyre për mandatin e deputetit, ndonëse po lënë në gjysmë mandatet e tyre në komunat përkatëse.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kandidatura e tyre është vetëm strategji e partisë për të mbledhur sa më shumë vota.

Ata thonë se në këtë mënyrë po deformohet vullneti qytetar, pasi në të gjitha rastet kryetarët e komunave ua lënë mandatet e fituara të tjerëve në parti./Zëri