3 vite më parë

Transportoni sa më shumë votues

Transportoni sa më shumë votues

Ofrimi i transportit për votues është veprim mjaft normal. Madje është veprim që preferohet sidomos për votuesit të cilët për shkak moshës apo gjendjes shëndetësore kanë problem të lëvizjes.

Sipas legjislaturës britanike dhe legjislaturave të shumë shteteve tjera evropiane ky lloj transporti është i lejueshëm por me disa kushte. Partia politike apo individi i cili është kandidat në zgjedhje mund të organizoj transport por nuk jejohet që transporti të kushtëzohet me dhënie të votës. Bartja e votuesve poashtu nuk duhet të jetë e organizuar me kompani transporti dhe me pagesë. Qfarëdo mënyre tjetër e organizimit është në rregull.

Në Britani të Madhe lejohet që gjatë ditës së votimit aktivistët politikë dhe kandidatët në zgjedhje të shkojnë dhe t’i thërrasin votuesit edhe nëpër shtëpi që të dalin për të votuar. Madje, aktivistët qëndrojnë mu para derës së vendvotimeve duke ofruar shërbime ose ndihmë votuesve dhe nga të cilët mund të kërkojnë edhe që të votohet për ta. Ndalohet vetëm përdorimi i dhunës në drejtim të bindjes së qytetarit për të votuar. Me fjalë tjera është e ndaluar që aktivisti politik të përdorë armët dhe kërcënimet ndaj votuesit. Masat tjera të bindjes janë tërësisht të ligjshme.

Nëse është kështu në Britani të Madhe dhe Evropë, pse të mos jetë edhe në Kosovë?

Raportimi i Klan Kosovës, kinse për organizimin e transportit nga aktivistët e VV, nuk është vetëm një segment i gazetarisë së dobët. Në fakt aty nuk dihet nëse ngjarja është e vërtetë apo montim. Por, edhe nëse është e vërtetë asgjë të palejushme nuk ka në këtë veprim. Në fakt, ky është veprim të cilin duhet ta aplikojnë edhe partitë tjera. Është një veprim evropian që ndihmon procesin e demokracisë. Ky veprim mund të merret edhe si një element tjetër demokratik të cilin VV po e sjell në Kosovë.

Por, ajo që nuk është e lejueshme, dhe për të cilën nuk flitet aspak, janë veprimet që ndërmarrin disa individë dhe media e që kanë për qëllim denigrimin e kandidatëve. Kandidatët shahen dhe akuzohen pa bazë. Madje, disa edhe cilësohen sipas vetive (negative) fizike të cilën gjë nuk e lejojnë kodet e gazetarisë e as normat e moralit. Dhe, askush nuk është përbuzur me shamje të pamjes fizike, më shumë se kandidati i VV, Shpend Ahmeti.

Por, transporti për votuesit është në rregull. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë gjë duke ju përmbajtur ligjit. Të gjithë duhet të bëhen si VV. Veq mos i përdorni alltiat dhe mos e ngrehni votuesin zhag deri te kutia.

Madje, për të votuar mund ta përdorni edhe transportin me kuaj ose me bicikleta sikur këto dy votuese britanike që shihen në këto dy foto.