Transferimet në futboll: Brenda pesë vjetësh, dyfishohen të ardhurat nga ndërmjetësit

2 javë më parë

Transferimet në futboll: Brenda pesë vjetësh, dyfishohen të ardhurat nga ndërmjetësit

Është publikuar raporti për peshën e ndërmjetësve, i realizuar nga FIFA ku si përfundim rezulton se pesha e ndërmjetësve në futboll (agjencitë dhe menaxherët) është rritur edhe në vitin 2018-të.

Raporti ‘’Intermediariesin International Transfers’’, është nisur nga viti 2013-të dhe analizon sistemin e ndërmjetësimeve në merkaton e transferimeve të futbollistëve.

Për një transferim përfshihen tre palë, që mund të kërkojë edhe ndërhyrjen e një ndërmjetësi: klubin që blen lojtarin, klubin që e shet dhe futbollisti në fjalë. Në vitin 2013, 16.825 nga 86.212 transferime kanë pasur të paktën një ndërmjetës, vlera e komisioneve të të cilave ka qenë 2.18 milionë dollarë.

Nga tre palët e përfshira, lojtarët kanë pasur ndërmjetës në 12.604 raste, klubet që kanë blerë futbollistë në 6.066 raste, ndërsa klubet që kanë shitur lojtarë në 1.489 raste.

Vetëm në vitin 2018 janë kryer 1.205 transferime me ndërmjetës nga ana e klubeve blerëse (+0,7% në vitin 2017). Italia është vendi me përqindjen më të lartë, me numrin më të madh të ndërmjetësve nga klubet blerëse: 175 nga 388, 45,1%. Në vend të dytë, Anglia (e cila e kalon Italinë sa i përket numrit të transferimeve, 251 të tilla, por jo si përqindje), ndjekur nga Danimarka.

Sa u përket klubeve që kanë shitur lojtarë, numri i transferimeve me ndërmjetës është 355. Kroacia është në vend të parë (22% të transferimeve), ndjekur nga Italia dhe Serbia (të dyja 16,9%).

Në vitin 2018, klubet kanë shpenzuar në total, 548 milionë dollarë në komisione: 73% nga klubet blerëse dhe 27% nga klubet shitëse. Kjo shifër është rritur më shumë se 100% krahasuar me vitin 2013 dhe përfshin mbi të gjitha Anglinë, Italinë, Spanjën, Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë.

Të gjitha bashkë përbëjnë 83% të shpenzimeve totale. Mjaft të mendosh që vetëm klubet e UEFA-s shpenzojnë 525.5 milionë dollarë nga 548 milionë totali (95.9%). Anglia është vendi që shpenzon më shumë (155.8 milionë) ndjekur nga Italia (132.6 milionë) dhe me mjaft distancë nga Gjermania (56 milionë).

Duke parë këtë tablo sa i përket ndërmjetësve, nuk mund të mos vëmë re përqindjen e lojtarëve, që gjatë transferimit, janë asistuar nga një menaxher: 14% nga 14,3% në 2013. Megjithatë, duke analizuar vetëm vlerën absolute, numri i transferimeve të një futbollisti që përfaqësohet nga një ndërmjetës është rritur në 2.304.