Trajneri i Bayernit gëzon Liverpoolin për të ardhmen e Thiagos

2 muaj më parë

Trajneri i Bayernit gëzon Liverpoolin për të ardhmen e Thiagos

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka sugjeruar se Thiago Alcantara dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në Premierligë, mes spekulimeve të vazhdueshme për një transferim në Liverpool.

Mesfushori spanjoll ka qenë i përfolur vazhdimisht këtë verë për një transferim në Anfield gjatë këtij afati kalimtar.

Ai nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën e tij me kampionin gjerman deri më tani, kur edhe po hyn në 12-mujorin e fundit të kontratës së tij.

Kjo situatë e ka lënë Bayern Munichun në një pozitë të vështirë, ndërsa në konferencën para ndeshjes kundër Chelseat, trajneri Hansi Flick e ka pranuar se Thiago mund ta vazhdojnë karrierën e tij në futbollin anglez.

“Unë mund ta kuptoj kur një lojtar është i shqetësuar. Thiago luajti në Spanjë për Barcelonën dhe në Bundesligën për Bayern Munichun”, ka thënë Flick.

“Nëse ai dëshiron tani ta provojë Premierligën, unë e kuptoj plotësisht. Por, do të më vinte keq sepse Thiago shton diçka të veçantë në lojën tonë”.

“Për këtë arsye, unë si trajner do të doja ta kem atë në skuadër edhe për vitet e ardhshme. Por, kështu është jeta, duhet të vazhdojmë përpara”. / Express/