Totti me mesazh prekës për De Rossin

2 muaj më parë

Totti me mesazh prekës për De Rossin

Daniele De Rossi lajmëroi ditën e sotme se do të jetë ky sezoni i fundit me Romën dhe më pas do të zhvendoset në Amerikë, pas 18 vitesh me fanellën e kryeqytetasve.

Një ikonë e Romës, Francesco Totti ka shkruar “lamtumirën” e tij për atë që nga tifozët vedhekuq njihej me nofkën “kapiteni i ardhshëm”.

“Sot është një ditë e trishtuar. Mbyll një kapitull të rëndësishëm të historisë së Romës, të Romës sonë. Kemi kaluar shumë së bashku, jemi rritur bashkë, jemi bërë burra, e pastaj futbollistë, e në fund prindër”.

Legjenda e Romës i pikëlluar për largimin e Danieles nga futbolli aktiv shtoi se e dinte se ky moment do të vinte një ditë.

“E dinim se ky moment do të vinte herët apo vonë. Dua të të them vetëm se do të mbetesh vëllai im i fituar përjetë. Të uroj më të mirë dhe jam i sigurt se do të dish ta bësh. Të dua Dani. Ka tifozë të futbollit dhe pastaj tifozë të Romës. Do të kthemi të mëdhenj bashkë”, ishte mesazhi i Tottit për mikut e tij.

Totti dhe De Rossi kanë fituar së bashku edhe Botërorin e 2006-ës me Italinë.