Tottenham dhe Juventus në luftë për Milik

1 muaj më parë

Tottenham dhe Juventus në luftë për Milik

Tottenham Hotspur po planifikon që ta blejë sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, mirëpo i ka dalë punë me Juventusin.

Këta të fundit thuhet se po ashtu ia kanë vënë syrin përfaqësuesit të Polonisë, kontrata e të cilit skadon sezonin e ardhshëm.

Zonja e Vjetër ua ka ofruar qendërmbrojtësin, Cristian Romero, napolitanëve, sidoqoftë kanë marrë përgjigje negative nga ta pasi që të Kaltrit e jugut të Italisë nuk duan shkëmbimin sulmues-mbrojtës.