Torino konfirmon një rast pozitiv me COVID-19 në skuadër

4 javë më parë

Torino konfirmon një rast pozitiv me COVID-19 në skuadër

Skuadra e Torinos në Serie A ka njoftuar se një lojtar i tyre i ekipit të parë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Futbollisti në fjalë nuk ka qenë i përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e së shtunës së kaluar kundër Fiorentinës, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klan Kosova.

Lojtari tashmë është në izolim dhe nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor, ndërsa Torino do të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara nga protokollet për rastin në fjalë.

Në këtë skuadër luajnë dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.

Ky i fundit shënoi debutimin në këtë ekip në ndeshjen e fundit zyrtare të Torino.