Tollovi te Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve

2 muaj më parë

Tollovi te Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve

Radhë të gjata njerëzish, pa distancë, krijohen tash e disa ditë para Agjencisë të Regjistrimit të Bizneseve.

Pronarë të subjekteve afariste, po vijnë për t’u pajisur me numër unifikues të biznesit.

Ai iu duhet për të përfituar grantin, që Komuna e Prishtinës po u jep atyre për shkak të pandemisë.

Një formë online e nxjerrjes së këtij dokumenti, do të ishte më e përshtatshme sipas qytetarëve, në këtë kohë pandemie.

Por, në ARBK thonë se kjo është e pamundur.