TikTok do të ndalohet në SHBA nëse nuk shitet brenda 15 shtatorit

4 muaj më parë

TikTok do të ndalohet në SHBA nëse nuk shitet brenda 15 shtatorit

Nëse nuk shitet brenda 15 shtatorit, TikTok do të ndalohet në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se rrjeti social shumë i njohur TikTok, në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, duhet të shitet para mesit të shtatorit, në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë në SHBA.

“Unë kam caktuar një datë rreth 15 shtatorit, pas së cilës ata nuk do të operojnë më në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump para gazetarëve.

“Do të mbyllet më 15 shtator, nëse Microsoft ose ndonjë kompani tjetër nuk është në gjendje ta blejë atë dhe të gjejë një marrëveshje”, shtoi ai.

Deri më tani, TikTok ka rreth një miliard përdorues në të gjithë botën.