“Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”

3 muaj më parë

“Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”

Të rinjtë e FRPD-së dhe të LRI-së, këtë herë me simbolikën e flamujve të vendeve të Europës, por jo vetëm, dhe me këpucët që kanë lënë në Shqipëri mijëra të rinj, janë mbledhur para Kuvendit për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi.

200 këpucë me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian, ku kanë emigruar të rinjtë shqiptarë, që sipas opozitës kanë ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend. Të rinjtë mbajnë në duar parullën ”Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”.

Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së deklaroi se: “Jemi ardhur këtu sot në shenjë paqeje e ftojmë dhe policët të sjellin këpucët e familjarëve të tyre që kanë lënë vendin. Të rinjtë janë mbledhur në një protestë para parlamentit për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijëra të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”.