Thyhen xhamat e mbikalimit te ‘Rrethi’, ndërhyjnë zjarrfikësit

3 vite më parë

Thyhen xhamat e mbikalimit te ‘Rrethi’, ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarrfikësit kanë intervenuar në pasditen e së enjtes, pas lëvizjes së një pjese të xhamave të mbikalimit te ‘Rrethi’, pranë QKUK’së, në Prishtinë.

Shefi i ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve, Bajram Rexhepi, ka thënë se për shkak të vjetërsisë së bulonave dhe presionit të vazhdueshëm nga era, tek një pjesë e xhamave të mbikalimit është vërejtur lëvizje, transmeton Express.

Zjarrfikësit kanë siguruar zonën, ndërsa sipas Rexhepit ata tashmë kanë bërë vlerësim të gjendjes, dhe bashkë me inspeksionin e Komunës së Prishtinës do ta zgjedhin problemin brenda ditës së sotme.