Thirrjet e dëshpëruara të Amelia Erhartit

2 javë më parë

Thirrjet e dëshpëruara të Amelia Erhartit

Historianët knë pasur gjithmonë dijeni për apelin për ndihmë, që vinin përmes radios nga një ishull i Paqësorit. Por ato u hodhën si mashtrime. Arsyeja? Ato dukeshin sikur vinin nga aviatorja Amelia Erhart, e zhdukur që nga 2 korriku i vitit 1937. Në vitin 2018, një studim rishqyrtoi thirrjet, të cilat u regjistruan ndërmjet 2-7 korrikut 1937.

Ata tregonin një histori të tmerrshme. Erhart dhe ndihmësi i saj, Fred Nonan, kishin rënë në një barrierë koralore pranë Ishujve. Ata kishin mbetur që të dy të plgosur. Shumica e thirrjeve vinin gjatë natës. Studiuesit besojnë se teksa qëndroi në ishull ajo ngarkonte bateritë e avionit. Mbremjëve dërgonte mesazhe të vazhdueshme për ndihmë.

Por studiues të tjerë nuk pajtohen me këtë teori. Edhe nëse eshtrat njerëzore të humbura (të gjetura në vitin 1940) ishin të sajat, disa besojnë se Erhart nuk do të kishte zbritur dot me avionin duke përdorur rrotat, siç përshkruhet nga mesazhet. Një pilot me përvojë, nuk do ta bënte kurrë këtë. /bota.al