Thanë se është shtatzënë, ja si përgjigjet Leonora Jakupi

2 javë më parë

Thanë se është shtatzënë, ja si përgjigjet Leonora Jakupi

Ditë më parë u përfol se këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është shtatzënë, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga ajo. Madje sot Leonora e ka mohuar se po pret një fëmijë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Leonora ka replikuar me një fanse e cila e ka pyetur direkt se a është shtatzënë, shkruan rtv21.tv.

“E dashur nuk është diçka që mund të mbahet e fshehur! Po të siguroj që nuk jam shtatzënë 😊 Kurdo që të ndodhë normalisht pa hezitim do ta ndaja me te gjithe njerëzit ketë lajm, e jo atë të portaleve të pandërgjegjshme 😫🤗”, është përgjigjja e Leonorës.

Lenoroa gjithmonë ka qenë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, nuk e ka mohuar se është në lidhje megjithatë nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj çështje.

Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka qenë aktive as me projekte muzikore, kënga e fundit që e ka lansuar është “E pa prekur” e kënduar në edicionet festive të “Vitit 2018”./21Media