“Thaçit, Veselit e Haradinajt s’u prishë punë t’ia kthejnë kursin Kosovës kah Rusia e Serbia”

11 muaj më parë

“Thaçit, Veselit e Haradinajt s’u prishë punë t’ia kthejnë kursin Kosovës kah Rusia e Serbia”

Ish-deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka folur lidhur me nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, tre liderët: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj duke e përkrahur këtë nismë janë në rrugë për t’u bërë aleatë të Rusisë dhe Serbisë.

Shkrimi i plotë i Kryeziut në Facebook.

Paralajmërimi dytehësh

Paralajmërimi amerikan se, në rast se institucionet e Kosovës e zhbëjnë Gjykatën Speciale, SHBA nuk do të kundërshtonte më nismat ruse në KS të OKB për këtë çështje – shqetëson maksimalisht shoqërinë kosovare. Ky shqetësim asgjëmangut nuk prek asnjë shtresë të sferave të larta të shtetit.

Pse ndodh kjo?

Ka vetëm një shpjegim: Po qe se Rusia e Serbia do të amnistonte fajet eventuale të këtyre, nuk u prish punë t’ia ndërrojmë kursin përgjithmonë Kosovës.

Pse?

Ç’ka këtu për t’u tmerruar?

A nuk është Kosova pronë personale e tyre?

Thaçi, Veseli e Haradinaj, po tentojnë ta përsërisin natën e 22 dhjetorit, që ta kontrabandojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.