Thaçi takon këshilltarin e Trumpit për siguri

4 javë më parë

Thaçi takon këshilltarin e Trumpit për siguri

Presidenti i vendit Hashim Thaçi po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Klan Kosova merr vesh se Thaçi në kuadër të këtij formi ka zhvilluar takim me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerik Donald Trump, Robert O’Brien.

Kujtojmë që Robert O’Brien ishte pjesëmarrës në nënshkrimin e ujdisë për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi, e cila u arrit dje në Ambasadën Amerikane në Gjermani.

Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë si dhe partneritetin strategjik.