Thaçi: Sali Berisha qe tri dekada argat i Millosheviqit

1 javë më parë

Thaçi: Sali Berisha qe tri dekada argat i Millosheviqit

Hashim Thaçi në vazhdën e polemikës me ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha tha se është po i njëjti person i cili në kohën e luftës ka qenë argat i Sllobodan Millosheviqit.

“Ndjej keqardhje për pozicionin që ka marrë z. Sali Ramë Berisha”.

“E ftoj në çdo studio që ai dëshiron, do të del i lagur nga emisioni, kemi pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës kur isha kryeministër, ia kam shtrirë dorën, më kanë thënë edhe që nuk është dashur t’ia shtrijë dorën, presidenti Ibrahim Rugova nuk ia shtriu dorën për tetë vite radhazi. Tash e shoh vetëm si një fosil asgjë më tepër”, ka treguar ai në Rubikon të KTV-së

“Atë që e ka filluar në vitet 90 e vazhdon edhe zanatin vetë”, ka thënë Thaçi.