Thaçi priti vëzhguesit nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë

2 vite më parë

Thaçi priti vëzhguesit nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Evropian.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.

Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Evropian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.

“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh z. Soltes.

Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-evropiane, pro-NATO dhe multi-etnike.