Thaçi paraqitet në gjykatë për rastin “Syri i popullit”, por seanca ndërpritet më pas

4 muaj më parë

Thaçi paraqitet në gjykatë për rastin “Syri i popullit”, por seanca ndërpritet më pas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur të enjten në cilësinë e të dëmtuarit në seancën gjyqësore ndaj organizatës së ashtuquajtur “Syri i popullit”.

Pjesëtarët e kësaj organizate akuzohen për planifikim të vrasjes së një numri veprimtarësh politikë, të cilët sipas akuzës, organizata i cilësonte tradhtarë, përfshirë edhe vetë presidentin.

Por seanca u ndërpre meqë avokatët kërkuan përjashtimin e trupit gjykues dhe prokurorit të këtij rasti, të cilët sipas tyre, lejuan presidentin të tejkalojë përgjegjësitë e tij, duke shtruar çështje jashtë aktakuzës.