Thaçi para intervistimit, dhjetëra shqiptarë protestojnë para Gjykatës së Hagës

4 javë më parë

Thaçi para intervistimit, dhjetëra shqiptarë protestojnë para Gjykatës së Hagës

Në kohën kur do të intervistohet presidenti Thaçi tek Prokuroria Speciale në Hagë, dhjetëra shqiptarë po qëndrojnë afër Gjykatës.

Me mbishkrime të ndryshme dhe flamurin e UÇK-së, shqiptarët nga të gjitha trevat po përkrahin presidentin Thaçi dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Indeksonline mëson se pas pak pritet të rritet numri i përkrahësve shqiptarë tek Gjykata në Hagë.