Thaçi pajtohet me Kurtin se duhet të ketë koordinim institucional

5 muaj më parë

Thaçi pajtohet me Kurtin se duhet të ketë koordinim institucional

Kryeministri Albin Kurti e ka ftuar dje Presidentin Hashim Thaci, që të koordinohen para shkuarjes së tyre në Konferencën e Munihut për Siguri. Thaçi, pa e komentuar ftesën, thotë se ai do ta ndihmojë koordinimin e pozitës e opozitës.

“Ne duhet të fokusohemi në bashkëpunim ndërinstitucional. Por të kemi edhe koordinim në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pozita edhe opozita duhet të jenë unike. Presidenti i vendit do të investojë në këtë”, tha Thaçi.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se shefi i ekzekutivit është nisur sot për në Munih të Gjermanisë.