Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Ata janë e ardhmja

1 muaj më parë

Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Ata janë e ardhmja

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Sipas tij, investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.

“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë”.

“Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen”.