Thaçi “mobilizohet” për ta shkelur majën e bjeshkës së Oshlakut

1 javë më parë

Thaçi “mobilizohet” për ta shkelur majën e bjeshkës së Oshlakut

Presidenti Hashim Thaçi është larguar nga përditshmëria politike.

Ai ka njoftuar se është ngjitur në majën e Oshlakut të lartë 2100 metra. Për këtë, shefi i shtetit është përgatitur mirë, madje duke e mbajtur një litar rreth qafës.

Në mbishkrimin e fotove, Thaçi i lavdëroi bjeshkët e Kosovës dhe tregoi se po e përjeton pamjen e Parkut Kombëtar të Sharrit nga maja e Oshlakut.

“Bjeshkët e Kosovës janë të bukura nga çdo perspektivë. Aktualisht, në majën e Oshlakut. Kur ngjitesh në lartësi prej 2112 metra, më së miri përjetohet pamja mahnitëse e Parkut Kombëtar të Sharrit”, shkruajti Thaçi.