Thaçi flet për takime sekrete në Kosovë që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit

2 muaj më parë

Thaçi flet për takime sekrete në Kosovë që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një reagim të befasishëm.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se në Kosovë po zhvillohen takime sekrete që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit, shkruan AktivPress.

“Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës”, ka shtuar ai.

Këto projekte, sipas tij, janë të turpshme dhe si të tilla “plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme”./AktivPress/