Teuta shkëlqen në foton e fundit (Foto)

4 vite më parë

Teuta shkëlqen në foton e fundit (Foto)

Aktorja e shumë serialeve por edhe disa filmave shumë të suksesshëm, ajo si aktore shqiptare theu disa tabu në njërin nga filmat ajo në disa pjesë u shfaq e tëra e zhveshur, e kjo për komunitetin artistik mori lëvdata për guximin.

Teuta Krasniqi provoj këngën, prezantimin, por ajo që zë vend dhe ka peshë padyshim është aktrimi. Jeta e saj private për një kohë ishte në qendër të vëmendjes sa ishte në lidhje me këngëtarin Blero Muharremin. Çdo gjë shkonte për mrekulli erdhi në jetë vajza Tara e ata pas një viti, vendosën të organizojnë një dasmë e cila u komentua gjatë , thjeshtë ishte përrallore.

Por jeta e tyre mori një kthesë tjetër, edhe çifti Blero Teuta ndarjen e lanë si në mjegull për publikun, ata morën rrugët e pa kthyeshme për të vazhduar secili rrugëtimin e tyre.  Sot që të dy vazhdojnë karrierën dhe jetën private. Blero tash e sa kohë është bashkë me modelen Afrona Dika. Ndërsa Teuta gëzon dashurinë me bashkëshortin Adinis Morinën ku ata sjellën në jetë dhe vajzën të cilën e quajtën Kaia.

Tara dhe Kaia janë dy mrekullitë e Teutës të cilat ato janë të pandashme në jetën e aktores. Teuta vazhdon të jetë aktive në Instagram janë të shpeshta fotografitë e familjes dhe momentet e vajzave, transmeton kosovarja.  Me një rifreskim ka ardhur në fotografin e fundit ku duket tejet ëmbël por ajo nuk ka kursyer dhe disa komplimente ndaj vetvetes: ‘Buzëqeshje’,’Goditëse ‘shëndrit’.