Teuta Selimi dhe Bigem vijnë me ”Paranoja”

1 javë më parë

Teuta Selimi dhe Bigem vijnë me ”Paranoja”

Bashkëpunimeve të shumta mes një këngëtari mashkull dhe një femre që këtë verë janë në trend, i është shtuar edhe një tjetër.

Reperi i njohur Milot Hasanxhekaj ka bashkuar forcat me këngëtaren Teuta Selimi.

Dyshja kanë sjell së bashku një këngë shumë ritmike verore, e cila mban titullin “Paranoja”.

Verë dhe ngjyra artistët na sjellin edhe në videoklipin e këngës, të cilin e kanë realizuar në Tivat të Malit të Zi me produksionin “Black Fish Entertainment”.

Për këngën është kujdesur producenti Çekiç në bashkëpunim me ArtiRec, Benny dhe ImeriAlb ndërsa Miloti që tashmë njihet me nofkën Bigem, ka shkruar një pjesë të teksit./Express