Terrorizmi, si fenomen i ri

5 vite më parë

Terrorizmi, si fenomen i ri

I zgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni thotë se veprat penale të terrorizmit janë një fenomen i ri.

“Terrorizmi ka qenë një fenomen i ri me të cilin janë ballafaquar gjykatat kosovare dhe për neve ka qenë një fenomen i ri, një risi në kuptimin e natyrës së veprës penale”, theksoi ai.

Hyseni tha se kanë arritur që t`i përfundojnë të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me veprat penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Të kësaj natyre, Hyseni theksoi se ishin katër lëndë dhe ndaj të akuzuarve janë shqiptuar 54 vjet burgim.

“Ndaj personave të akuzuar kemi shqiptuar 54 vite burgim dhe lëndë të kësaj natyre pothuajse janë përfunduar në këtë gjykatë. Dhe tani më disa prej tyre kanë marrë edhe epilogun përfundimtar dhe tani më janë çështje të përfunduara me vendim të formës së prerë”, ka deklaruar Bashkim Hyseni, kryetari i rizgjedhur i Gjykatës Themelore të Ferizajt, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.