Tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

1 muaj më parë

Tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi si fitues aktual do të jetë mysafir i Ferizajt, shkruan Express.

Prishtina e pret Drenicën, kurse Dukagjini i shkon Gjilanit.

Gjithashtu, do të jetë edhe një derbi lokal, ai i dy ekipeve nga Lipjani, Ulpianës dhe Arbërisë.

Të gjitha ndeshjet:

Prishtina – Drenica

Ulpiana – Arbëria

Llapi – Ferizaj

Gjilani – Dukagjini

Ballkani – Malisheva

Onix – KEK-u

Fushë Kosova – Drita

2 Korriku – Ramiz Sadiku