Teologu Hamiti shpreh dhembje për dëmtimin nga zjarri të Katedrales Notre Dame

5 muaj më parë

Teologu Hamiti shpreh dhembje për dëmtimin nga zjarri të Katedrales Notre Dame

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka ndarë dhembjen me besimtarët e krishterë për dëmtimin nga zjarri të Katedrales Notre Dame në Paris.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se faltoret kudo janë vend-lutje të Zotit, shkruan AktivPress.

“Katedralja e Notre-Dame (“Zoja e Parisit”) është një katedrale katolike e periudhës mesjetare. Kjo katedrale konsiderohet të jetë një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze.

Për shumë shekuj, nga viti 1345 ishte simbol i krishterimit në Perendim,si dhe qendër e rendësishme e shumë vizitorëve nga mbarë bota.

Ndajme ndienjen e dhimbjes së besimtarëve të krishterë si dhe të të gjithë qytetarëve të kontinentit evropian, me rastin e dëmtimit nga zjarri të një vend-lutjeje madhështore dhe të shënuar të tyre”, ka shkruar Hamiti.

AktivPress