Tenistja serbe detyrohet ta ndërpresë lojën për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në Australi

7 muaj më parë

Tenistja serbe detyrohet ta ndërpresë lojën për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në Australi

Niveli i ndotjes së ajrit në Australi është në shkallë të madhe.

Zjarret e shumta që kanë pushtuar Australinë kohët fundit ka bërë që ajri të arrijë shkallën më të dobët të cilësisë ndonjëherë.

Kjo ka ndikuar në ecurinë e takimeve në turneun prestigjioz “Australian Open”.

Një takim mes tenistes serbe Dalila Jakupoviç dhe zviceranes Stefanie Vogel, u ndërpre pas setit të dytë ku Jakupoviç ishte duke udhëhequr me rezultat 6-4 5-6.

Kjo e fundit është detyruar ta linte meçin për shkak të ajrit të rëndë.

Jakupoviqi ka kërkuar së pari ndihmë mjekësore për problemet me frymëmarrje, para se të binte në gjunjë në setin e dytë.

Ajo nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin, duke u detyruar të shkonte në spital.