Tendenca më e guximshme nga New York-u do të vazhdojë edhe për 2018-ën

11 muaj më parë

Tendenca më e guximshme nga New York-u do të vazhdojë edhe për 2018-ën

Modelet e street style nga New York-u janë të njohura për veshjet e tyre gjithmonë e më të errëta, por tendenca e fundit street style që vjen nga kryeqyteti i modës do t’ju lërë pa fjalë.

Jo vetëm sepse është shumë larg ngjyrave të errëta, por edhe sepse po fiton gjithmonë e më shumë pushtet mbi modelet e njohura, ikonat e modës dhe blogeret që po preferojnë më shumë ngjyrat dhe kombinimet e guximshme.

Të gjithë që janë duke kontrolluar pranverën e 2018-ës dhe ofertat e saj online, me siguri e kanë vënë re tendencën më të madhe të propozuar nga emrat më në zë të modës. Asnjë kombinim tjetër nuk ka qenë më dominues se ky këtë herë: e kuqe me pink.

Shumë personazhe të njohur të modës i kanë kombinuar bashkë këto dy nuanca që vështirë të mendoheshin pranë njëra-tjetrës disa kohë më parë.

Në fillim ishte Calvin Klein dhe Brandon Maxwell, që e prezantuan këtë kombinim për Pranverë – Verë 2018, duke provuar një prej bashkimeve më të fuqishme të vitit të ardhshëm.

Nëse akoma po mendon se nuk do të guxoje me një kombinim të tillë, ndiq modelet e mëposhtme, me siguri do të ndryshosh mendje./revistaclass