Telefoni i palosshëm i Samsungut, vitin e ardhshëm

7 muaj më parë

Telefoni i palosshëm i Samsungut, vitin e ardhshëm

Sipas një raporti të ri nga Korea Jugore, smartfoni më i përfolur i palosshëm i Samsungut pritet të zyrtarizohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, saktësisht në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) i cili mbahet çdo vit në Barcelonë.

Në raport thuhet se kompania ka kërkuar nga partnerët që të fillojnë ta furnizojnë me pjesët e pajisjes nga nëntori i këtij viti, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe emri kodues i projektit për këtë telefon është ndryshuar nga Valley në Winner, për të cilin ekspertët thonë se është një indikacion që projekti ka ecur përpara fazës së zhvillimit dhe i është afruar lansimit.

Gjithashtu, në raport thuhet se smartfoni i ri i palosshëm i Samsungut do të debutojë në janar. Kompania koreano-jugore duket se do të zbulojë Galaxy S10 në panairin e teknologjisë CES (Consumer Electronics Show). Po ashtu, kompania mund të mbajë edhe një ngjarje për pajisjet e reja të serisë S.

Në rast se nuk ju kujtohet, kreu i Samsungut ka thënë më parë këtë vit se kompania është duke punuar që t’ju sigurojë se smartfoni i palosshëm – është thënë se do të quhet Galaxy X – nuk është një shaka.